Kosova ka nevojë për përfaqësues në një nivel të lartë etik, dhe Kosova meriton kandidatë me autoritet të lartë.
Kështu është shprehur shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Alexandra Papadopoulou, në bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan arbresh.info.
Kosova ka hyrë në një proces elektoral dhe është vënë në dyshim kredibiliteti i disa përfaqësuesve që janë nën hetime për raste të ndryshme të korrupsionit.
Zgjedhjet e parakohshme nacionale do të mbahen më 11 qershor.
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të sigurohen se kanë propozuar kandidatë të përshtatshëm për pozitën e lartë që ata mbajnë. Në shumë prej vendeve tona, individët të cilët janë dënuar për krime të rënda përjashtohen automatikisht nga pjesëmarrja në zgjedhje./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës