Njëri prej shteteve që nuk e ka njohur Kosovën ende është Spanja, që ka probleme të brendshme me Kataloninë, e cila është duke kërkuar që të shkëputet nga ajo.
Papa Françesku gjatë vizitës në Kataloni, në një intervistë për Cope Cadena ka përmendur Kosovën si një shembull të normalizimit të proceseve pas të pavarësisë.
Tutje Papa theksoi se popujt duhet të largohen nga ideologjitë, sepse janë ato që parandalojnë çdo proces pajtimi, shkruan Cope Cadane.
“Nuk e di nëse Spanja është pajtuar plotësisht me historinë e saj, veçanërisht me atë të shekullit të kaluar. Dhe, nëse nuk është, unë mendoj se duhet të bëjë një hap pajtimi me historinë e saj, që nuk do të thotë të heqë dorë nga pozicionet e tij, por më tepër të hyjë në një proces dialogu dhe pajtimi; dhe mbi të gjitha, të ikin nga ideologjitë, të cilat janë ato që parandalojnë çdo proces pajtimi”, është shprehur Papa.
“Për më tepër, ideologjitë shkatërrojnë. Uniteti kombëtar është një shprehje magjepsëse, por nuk do të vlerësohet kurrë pa pajtimin bazë të popujve. Dhe besoj se në këtë qeveri, cilado qoftë shenja, duhet të marrë përsipër pajtimin dhe të shohë se si ata e çojnë historinë përpara si vëllezër dhe jo si armiq ose të paktën me atë pavetëdije të pandershme që më bën të gjykoj një tjetër si një armik historik”.
Papa gjithashtu kujtoi se gjatë historisë ka pasur procese pavarësie të njëjta edhe në Evropë, ku e përmend Kosovën si shembull të normalizimit.
“Shikoni Kosovën dhe gjithë atë vend që po rindërtohet. Ato janë ngjarje historike që karakterizohen nga një sërë veçorish. Në rastin e Spanjës, jeni ju spanjollët ata që duhet ta merrni si shembull”, thekson ai. /kk
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë