Paolo Ali: Kosovës i duhet ende NATO-ja

11:04 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali theksoi se Kosovës i duhet ende një forcë e cila garanton sigurinë në vend, prandaj KFOR-i e NATO, janë pjesë e saj.

“Respektojmë vendimin e Serbisë që të mos jetë anëtare e NATO-s, sepse kuptojmë se kështu është disponimi i qytetarëve të saj, ndërkohë që vlerësojmë bashkëpunimin që po bën me NATO-n në çështjet e sigurisë”, deklaroi kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali.

Ai ishte për vizitë zyrtare në Serbi, me ç’rast deklaroi se “nuk është e domosdoshme që tani Serbia të anëtarësohet në NATO. Kjo mund të ndodhë në një të ardhme, por që kjo do të varet nga qytetarët e saj”, deklaroi Paolo Ali për REL në gjuhën serbishte.

Sipas tij, “Serbia, megjithatë, është vend i rëndësishëm në çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

Ndërkaq lidhur me neutralitetin ndaj NATO-s, Paolo Ali theksoi se “nuk është e vetme Sebia që ka rol neutral, në Evropë janë edhe disa vende, fjala vjen: Finlanda, Suedia, Zvicrra,etj.”/RTK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme