Janë bërë njëmbëdhjetë muaj që kur Qeveria e Kosovës, ka vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Për gjatë këtyre muajve, taksa ka ndikuar pozitivisht në disa sektorë të prodhimit. Kështu tha për Ekonomia Online, Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës.
Panxha theksoi se sipas informatave që kanë në teren, ndikimi pozitiv është vërejtur te sektori i ushqimit, i përpunimit të drurit dhe plastikës.
“Taksa si e tillë do të thotë edhe që është miratuar për arsye politike, ne në teren që kemi mbledhur informata nga sektori i prodhimit të sektoreve të ndryshme të prodhimit duke u nisur nga sektori ushqimor, sektori i përpunimit të drunit, pastaj pllastikës, kemi marrë përgjigje që do të thotë taksa ka ndikuar pozitivisht”, tha ai.
Panxha tregon se përveç rritjes së prodhimit, efekti i taksës ka bërë të të ketë edhe rritje të vendeve të punës.
“Ka pasur rritje të punësimit, kemi në kompani edhe shumë anëtarë të cilët e kanë rritur numrin e të punësuarve si rrjedhojë e taksës, do të thotë, fillimisht ka pasur një ngritje të lehtë të çmimeve por mos të harrojmë që për herë të parë që kemi marrë shifrat e doganës për herë të parë që nga paslufta kemi ulje të importit sa i përket vëllimit dhe jo shumës së paguar”.
“Do të thotë që kur kemi ulje të vëllimit të importit në sasi atëherë do të thotë është duke u kompenzuar me rritje të prodhimit vendor”, theksoi Panxha.
Sipas Panxhës, taksa nuk ka pasur ndikim në rritje të eksportit, por në importin e produkteve serbe e boshnjake në Kosovë.
“Taksa nuk ka pasur ndikim në eksport, do të thotë përkundrazi taksa ka pasur ndikim në importin e produkteve serbe dhe boshnjake në Kosovë. Ne kemi pasur vështirësi me eksportu në Serbi edhe në Bosnje para se me u vendos taksa. Kështu që taksa si e tillë, nuk mundet me pas efekt në eksport”, u shpreh ai.
Ndërkohë, ditë më parë, kanditati për kryeministër të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte deklaruar se me ardhjen e tij në Qeveri taksën e vendosur ndaj mallrave serbe do ta zëvendësojnë me reciprocitet.
E për këtë, Panxha thotë se nuk mund të ndalen në deklarata politike të cilat bëhen, dhe se janë të thirrur më shumë për çështje ekonomike.
“Ai reciprociteti nuk e di cka nënkupton, por ne kemi thënë edhe jemi duke thënë që me vendet e rajonit duhet të jemi të kujdeshsëm në qasjen sa i përket temave ekonomike. Duhet ta dimë që Kosova ka qenë e diskriminuar sa i përket ekonomisë dhe tregtisë në vendet si Serbia dhe Bosnja dhe ne besoj se duhet të jemi të involvuar nga Qeveria e ardhshme në vendimmarrje të japim imputin tonë, me analizat tona dhe eksperiencën tonë që kemi në këtë sektor dhe të merret një vendim që do të jetë i mirë për prodhuesit e Kosovës po edhe për qytetarin e Kosovës”, përfundoi Panxha.
Panxha më tej foli edhe për Raportin e Bankës Botërore (BB) për të bërit biznes, në të cilën Kosova renditet në vendin e 57. Sipas tij, ky rangim i Kosovës ka ndodhur për shkak të vakuumit të Qeverisë.
“Derisa performanca e Bankës Botërore fokusohet në cështje Administrative ku ka ngecje do të thotë për shkak të vakumit të qeverisë që nuk e kemi ende, atëherë ka pasur edhe përkeqësim edhe në rangim”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket rritjes ekononike, Panxha theksoi se ndonëse nuk kanë ende të dhëna preliminare për vitin 2019, shprehet i bindur se do të ketë rritje ekonomike.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...