Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha ka thënë se ngritja e çmimit të lëndës së parë gjatë pandemisë është bërë e papërballueshme për bizneset kosovare.
Po ashtu Panxha ka treguar se gjatë vitit të kaluar ka pasur ulje të konsumit gjë që ka ndikuar pastaj edhe ulje të fitimit.Kurse të dy këta faktorë sipas Panxhës pastaj kanë ndikuar në rënien ekonomike të Kosovës.
“Për sektorin e prodhimit ka pasur vështirësi të shumta domethënë probleme me lëndë të parë, kemi pasur gjatë dy muajve të fundit shtrenjtim të lëndës së parë për shumë kategori të prodhimeve që do të reflektohet në fund edhe për ngritjen e çmimit final sepse është e papërballueshme për prodhuesit të punojnë me këto kosoto. Këto janë si shkak i pandemisë, por ka pasur probleme të ndryshme”.
“Mos të harrojmë që viti 2020 ka pasur ulje të konsumit brenda Kosovës, kjo nënkupton që kemi pasur më pak fitimi, më pak blerje nëpër sektorët e ndryshëm dhe kjo është reflektuar me rëniet ekonomike. Viti 2021 besoj që do të jetë shumë më i mirë, po shpresojmë që edhe institucionet shumë shpejt do të konstituohen. Përveç sektorit privat që është në vazhdimësi duke punuar edhe ata fillojnë të punojnë”, tha ai.
Panxha ndihmën e Qeverisë ofruar bizneseve e ka quajtuar një masë sa për “sy e faqe”, shkruan EkonomiaOnline.
“Nuk e kisha quajtë ndihmë, nuk ka qenë ndihmë por ka qenë një masë sa për “sy e faqe” të them të drejtën, por asnjë sektorë i ekonomisë nuk është përkrahë si është dashtë të përkrahet. Kemi pasur probleme politike brenda vitit 2020 sesa që është marrë dikush me ekonominë, nëse krahasohemi me vendet e rajonit apo me vendet e Bashkimit Evropian ku shteti ka hyrë në këtë luftë të pandemisë me qëllim të mbrojtjes së vendeve të punës.
Ndërsa tek ne zakonisht po merren me pasojat duke u mundu që të kemi një shtet social, ku paguhen rastet sociale e jo të mbrohen vendet e punës” ka thënë ai.
Gjithashtu Panxha ka konsideruar se problemet e theksuara politike kanë bërë që ekonomia të neglizhohet gjatë pandemisë në vendin tonë.
“Ne si organizatë kemi qenë në të gjitha grupet punues që kanë punuar si për draftimin e ligjit të rimëkëmbjes, si për masat, por prapë nuk ka qenë që ne i kemi dhënë imputet tona por problemet politike kanë qenë aq të theksuara sa shumë zyrtarë qeveritarë nuk kanë pasur kohë të merren me ekonomi. Patëm dy Qeveri vitin e kaluar kështu që edhe ajo u reflektua në problemet që i kemi pasur”, ka thënë Panxha.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...