Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se tashmë kanë nisur bisedimet me partitë e tjera politike e me deputetë për të formuar Qeverinë.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kështu të paktën është shprehur kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Shqipe Pantina e cila gjatë një prononcim për Indeksonline ka thënë se askush nga Vetëvendosje nuk ka pasur një takim të tillë dhe se askush prej tyre nuk do bashkëpunojnë me PAN për formimin e Qeverisë.
Gjithashtu, ajo thotë se nuk e dinë kë mund ta konsiderojë PAN-i deputetë, pasi këtë ende nuk e di askush pas u bërë publike rezultatet preliminare nga KQZ.
“Rezultatet e zgjedhjeve për kandidatë edhe nuk janë bërë publike, kështu që ende nuk është e sigurt se kush janë deputetët nga radhët e partive politike, ndonëse mund të ketë një pasqyrë nga rezultatet e vëzhguesve, por duke e pasur parasysh numrin e votave të diasporës dhe votave me kusht, ato mund të ndikojnë edhe në rezultatet për kandidatë. Kështu që unë nuk e di se këndë e konsiderojnë kandidatë për deputetë zyrtarët e AAK-së, pasi që as ne nuk e dimë se kush janë. E dyta unë jam shumë e sigurt se brenda kandidatëve të Vetëvendosjes nuk ka asnjë të tillë të cilët do të mund të bisedonin me AAK-në për çështje pazaresh për formimin e Qeverisë apo diçka të ngjashme”, ka thënë Pantina.
Në anën tjetër, ajo thotë se Kosovës nuk do i duhet një Qeveri, nëse ajo varet kryekëput nga votat e minoriteteve dhe të Listës Serbe.
“Nuk e di se ku do t’i marrin deputet, pasi rezultatet preliminare kanë treguar se kush cili subjekt politikë sa deputetë i kanë. Nuk besoj që Kosovë i duhet një qeveri aq e brishtë e cila varet kryekëput nga votat e minoriteteve dhe për më keq nga votat e Listës Serbe. Kështu që çdo përpjekje për të kontrabanduar deputetë duke iu ofruar atyre çfarëdo premtimi që iu bëhet nuk është zgjidhje”, ka shtuar ajo.
Ndërsa, e pyetur nëse ka pasur ndonjë takim mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pantina thotë se nuk është e njoftuar për ndonjë takim të tillë.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje