Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, që është pjesë e të dorëhequrve nga postet partiake, ka paralajmëruar se ka të pakënaqur si ajo, që ende mbajnë poste në këtë subjekt politik.
Deputetja, gjatë një interviste në RTV Dukagjini, konfirmoi se është takuar me dy të deleguarit, Glauk Konjufca e Shpend Ahmeti, për të parë mundësinë apo pamundësinë e kthimit brenda subjektit.
Ajo është pajtuar që nuk është në rregull që të vazhdojnë të dorëhequrit, kundërshtarë të kryetarit Albin Kurti, të qëndrojnë deputetë të VV-së në Kuvend.
Pantina tha se nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetëve, përkundër ndarjes eventuale nga Vetëvendosje, ndërsa ajo është pro një grupi të ri parlamentar.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...