Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, ka folur në lidhje me deklaratën e presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ua mohon të drejtën e qeverisjes atyre që kanë përdorur dhunë.
Pantina në një prononcim për Koha.net, ka thënë se nuk është detyrë e Thaçit të bëjë vlerësime se kush ta bëjë qeverisjen e ardhshme, pasi kjo sipas saj, përcaktohet nga vota e qytetarëve.
“Presidenti, pozitë të cilën tani pa meritë e mban Thaçi duhet të respektoj Kushtetutën e vendit dhe vullnetin e qytetareve e nuk është detyrë e tij të bëjë vlerësime se kush duhet të qeverisë sepse këtë e përcaktojnë qytetarët me votën e tyre” ka thënë Pantina.
Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se do t’ua mohoj të drejtën e udhëheqjes së qeverisë atyre që kanë përdorur dhunë.
“Duhet ta potencoj se në kuadër të këtyre parimeve mbizotëruese, një prej parimeve kryesore do të jetë në kuadër të diskrecionit edhe timin, se njerëzit që kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës”.
Pantina ka thënë se me këtë nuk dihet se kujt i është referuar Thaçi, por se thotë që vet presidenti ka shtypur e ka ushtruar dhunë mbi qytetarët.
“E para nuk e di çfarë ka dashur të thotë Thaçi dhe kujt i është referuar. Më pas, duhet ta përmendim që ky i ashtuquajturi president është kontrabanduar në këtë pozitë duke i shtypur e ushtruar dhunë mbi qytetaret. Duhet theksuar po ashtu se është Vetëvendosje dhe aktivistët e saj ndaj të cilëve është ushtruar dhunë në vazhdimësi”.
Koha.net gjatë të dielës ka provuar të kontaktojë edhe me presidencën dhe deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por se nuk ka marrë përgjigje.
Mbetet e paqartë se kujt i është drejtuar presidenti i vendit me fjalinë se “Njerëzit që kanë përdorur dhunë për realizimin e qëllimeve politike nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës”.
Nëse bëhet fjalë për gazin lotsjellës në Kuvend, dihet se gaz lotsjellës kanë hedhur edhe deputetë nga AAK e Nisma, sikurse ata të Vetëvendosjes, të tri këto parti opozitare në legjislaturën e kaluar, e për të cilët ka edhe procese gjyqësore.
Kujtojmë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka ftuar përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar për situatën pas zgjedhore të parakohshme të 11 qershorit.
Por megjithatë, në këtë takim duket se do të jenë të pranishëm vetëm përfaqësuesit e koalicionit PAN, pasi përfaqësues nga Vetëvendosje, LDK dhe Lista Serbe, kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm, madje se një takim i tillë nuk është fare i nevojshëm.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...