Shqipe Pantina i kërkoi sot ATK-së që të mos ndërpritet procesi i pagesave për qytetarët që grumbullojnë kuponë fiskalë.
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa ku për grumbullimin e kuponëve fiskalë raportoi kreu i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, deputetja Shqipe Pantina kërkoi që të mos ndërpritet praktika e pagesës për qytetarët që grumbullojnë dhe dorëzojnë kuponë fiskalë në ATK.
“Gjëja pozitive, ose ndër të vetmet vendime të kësaj qeverie që ka qenë pozitive për mu ka qenë ajo e mbledhjes së kuponëve fiskalë. Është lajm i keq me ndëgju që ju po doni me ndërpre, kështu që unë ju kisha kërku që mos ta ndërpreni, sepse po duket që ka dhënë rezultate edhe në rritjen e inkasimit të TVSH-së”, tha Pantina.
Ajo tha se përfitimi i qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë i ka bërë ata aktivë në luftimin e informalitetit.
Në mbledhjen e komisionit, drejtori i përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri tha se rimbursimi i qytetarëve për kuponë fiskalë përfundoi në këtë tremujor.
“Tremujori që e kemi përfunduar është tremujori i fundit për këtë, ose është përmbyllja dyvjeçare e këtij procesi të rimbursimit të qytetarëve për kuponë fiskalë”, tha Imeri.
Ai tregoi se sa kuponë fiskalë janë dorëzuar në ATK gjatë këtyre dy vjetëve dhe sa kanë përfituar qytetarët nga ky dorëzim.
“Deri më tani kanë aplikuar 1 milion e 321 mijë e 757 qytetarë, janë trajtuar ose janë pranu në zyrat e Administratës Tatimore të Kosovës 1 milion e 266 mijë e 658 pliko. Janë verifiku 1 milion e 135 mijë 116 pliko, janë përcjellë për rimbursim 1 milion e 68 mijë e 417 pliko dhe te qytetarët janë kthy 19 milionë e 750 mijë e 230 euro nga tremujori i dytë i vitit 2015 deri më tani” tha Imeri.
Imeri më tutje tregoi se do të ndryshojë mënyra e shpërblimit të qytatëve për dorëzim të kuponëve fiskalë.
“Rimbursimi është duke u analizuar edhe duke u përgatitur udhëzimi për formën e dytë të rimbursimit e cila do të jetë më e lehtë edhe për Administratën Tatimore për me administru, por edhe më fitimprurës për qytetarët”, tha Imeri.
Imeri tha se qytetarët që do të shpërblehen për kuponët në tremujorin e ardhshëm do të përzgjidhen nga sistemi i ATK-së. Vlera e shpërblimit do të jetë e barabartë me vlerën e kuponëve të vendosur brenda plikos.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...