Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka thënë se është miratuar kërkesa e PSD-së për uljen e pagave të zyrtarëve të lartë politikë.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik, kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore.
Postimi i plotë:
MIRATOHET KËRKESA E PSD-së PËR ULJEN E PAGAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË POLITIKË
Kërkesa e Partisë Socialdemokrate për uljen e koeficientit, përkatësisht uljen e pagave për pozitat e larta drejtuese nga 12 në 10 është miratuar edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit për administratën publike.
Ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik, si për atë të shëndetësisë, kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore./Telegrafi/
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...