Pantina: Klani Pronto të shkojë në shtëpi

00:35 | 23 Maj 2017
Trina Galanxhi

Shqipe Pantina nga Vetëvendosje tha në Magazina Zgjedhore se hapi i parë për të luftuar korrupsionin është transparenca.

“Ende pa filluar fushata, dy subjektet e mëdha politike kanë filluar me të fshehta, duke mos i bërë publike as listat e tyre për kandidatët , ne nuk e dimë kush do të jetë deputet sepse ata ende nuk i kanë bërë publike, dhe kjo tregon qartë se çka do të bëjnë ata, pra klani pronto”.

“Shoqërisë tonë i duhet një mobilizim për ta ç’kapur këtë shtet, e këtë mobilizim mund ta bëjë Vetëvendosje”.

“Duhet të rritet buxheti i sistemit të drejtësisë, prokurorët vazhdojnë të emërohen përmes telefonit nga klani pronto. Ky klan duhet të shkojë në shtëpi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme