Nënkryetares së Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantinës, nuk po i pëlqejnë takimet që po zhvillohen jashtë vendit. Thotë se është bërë praktikë që takimet e komisionit për shqyrtim të projektligjeve të mbahen jashtë Kosovës, dhe thotë se udhëtimet e tilla janë shndërruar në aktivitetin kryesor të këtij komisioni.
Një letër me ankesa, që ia ka dërguar Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, e që e ka siguruar Koha.net, Pantina shpreh shqetësimet dhe ankesat e saj me punën dhe funksionimin e këtij komisioni.
“Fillimisht si nënkryetare e këtij komisioni unë nuk jam konsultuar pothuajse asnjëherë për mbajtjen e mbledhjeve të komisionit, as për datën as vendin e as rendin e ditës. Për këtë, kam shprehë disa herë vërejtjen e mia në mbledhjen e komisionit, megjithatë nuk ka pasur asnjë rezultat”, thotë Pantina, raporton Koha.net.
Pantina, tutje në letër thotë se është bërë praktikë e tyre që këto takime t’i zhvillojnë jashtë Kosovës, por megjithatë, i kanë shndërruar në aktivitete.
“Ndonëse në parim unë nuk jam kundër udhëtimeve të deputetëve kur këto udhëtime sjellin rezultate për Kuvendin dhe Kosovën në përgjithësi, mirëpo kam kundërshtuar dhe vazhdoj të kundërshtoj udhëtimet të cilat bëhet më shumë për qëllime të ekskursioneve e turizmit sesa rrisin efikasitetin e punës së Kuvendit”, thotë deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, nënkryetare e këtij komisioni.
Pantina, thotë se për ta ilustruar këtë “po sjell shembullin e udhëtimit të fundit të komisionit në Republikën e Maqedonisë së veriut”.
“Udhëtimi fillimisht ishte planifikuar dy net dhe tre ditë për të hartuar projektligjin për Kuvendin, përderisa rendi i ditës dërgohet një ditë para udhëtimit dhe aty thuhet udhëtimi do të jetë tre net, nisna të enjten në ora 9:30 dhe kthimi nga Manastiri të dielën në ora 9:00. Udhëtimi kthyes nga Manastiri për Prishtinë ndonëse kishte filluar me kohë në ora 9:00 n kemi mbërri në Prishtinë vetëm në orën 23:00, përmes një itinerari që përfshinte edhe Republikën e Shqipërisë, dhe përkundër kundërshtimeve të mia por edhe të disa kolegëve tjerë, i gjithë udhëtimi i është përshtatur agjendës dhe dëshirave personale kryesisht të kryetarit të komisionit dhe disa deputetëve tjerë”, përfundon Pantina.
Kujtojmë se kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, është Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës.
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal