Panik në aeroplanin Prishtinë-Cyrih, digjet një bateri e telefonit celular (VIDEO)

13:10 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Pasagjerët e aeroplanit Prishtinë-Cyrih gjatë ditës së djeshme kanë qenë preh e një paniku.

Përderisa ishin duke fluturuar drejt Zvicrës, bateria tejmase e nxehur e një telefoni celular ka shkaktuar një tym të dendur në bordin e aeroplanit të agjencisë Germania Airline.

Madje sipas medieve zvicerane, aeroplani në fjalë është dashur që menjëherë të kthehet nga drejtimi ku edhe ishte nisur.

Piloti i aeroplanit ‘Germania Airline’ është nisur të mërkurën me kohë nga Aeroporti i Prishtinës për në Cyrih por që i është dashur ta kthejë avionin prapa në kryeqytetin e Kosovës.

Portali blick, ka cituar gjithashtu nj nga dëshmitarët e ngjarjes, Arben Nuaj i cili ka theksuar se është përjetuar panik i madh vetëm pak ulëse më tutje, shkruan Indeksonline.

“Papritmas pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë. Më pas e pash tymin edhe vet. Në aeroplan ka mbizotëruar paniku, shumë njerëz kanë filluar të bërtasin “zjarr, zjarr”.

Ishte ngjarje e tmerrshme, të gjithë ishin ngritur në këmbë, lëviznin pa kontroll. Askush nuk e dinte saktë çfarë po ndodh. Unë e pash tymin e dendur, çka më frikësoj tejmase”, ka thënë Nuaj.

Gjithashtu sipas raportimit në fjalë, stafi që ka qenë i angazhuar në atë udhëtim kanë reaguar shpejtë duke e evituar më të keqen.

Ngjarja në fjalë thuhet ë ketë zgjatur 15 minuta, derisa situata është vënë nën kontroll dhe se piloti ka arritur të kthejë menjëherë aeroplanin në aeroportin e Prishtinës ku zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie, shkruan më tej ky medium zviceran.

Dy orë më vonë fluturimi megjithatë është realizuar pasi aeroplani i njëjtë ka arritur ta kryej fluturimin për në Cyrih. Nuaj i ka thënë blick.ch se tre pasagjerë kanë qenë aq të frikësuar sa nuk kanë dashur të fluturojnë më. Rasti është konfirmuar edhe nga agjencioni ‘Germania Airline’ duke shtuar se fjala ishte për një bateri që nuk ishte në përdorim, ndonëse nuk kanë cekur se për çfarë lloji të baterisë bëhet fjalë.

Ngjarjen mund ta shikoni Duke klikuar këtu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme