Ani pse kohë pandemie, Komuna e Prishtinës ka nisur përgatitjet për festat e fundvitit.
Në sheshet e kryeqytetit kanë filluar punimet për vendosjen e bredhave, dritave dekoruese dhe zbukurimeve të tjera, që do të jenë prezentë në qendër të Prishtinës deri pas Vitit të Ri.
Qytetarët prishtinas kanë mendime të ndryshme rreth dekorimit apo jo të kryeqytetit në kohë pandemie.
Të pyetur nga arbresh.info, disa prej tyre thonë se në këtë kohë pandemie, Prishtinë ka nevojë për ndriçim, ndërsa disa të tjerë mendojnë që duhet që parat e dekorimeve t’u jepen familjeve në nevojë, raporton arbresh.info
Qytetarët thonë se në këtë kohë pandemie kemi nevojë për pak ndriçim. E disa nga ta ishin kundër zbukurimeve, sipas tyre me këto para do ishte me mirë të ndihmohen familjet në nevojë në këtë kohë të vështir pandemie.
Megjithatë, një gjë e tillë është bërë traditë që festa e fundvitit ta gjejnë kryeqytetin të zbukuruar./A.Zeka/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...