Tash e pesë muaj Kosova po përballet me pandeminë Covid-19.
E, sipas sociologëve nëse nuk menaxhohet si duhet kjo situatë, do të ketë ndikim në natalitet.
Sociologu Labinot Kunushevci për arbresh.info thotë se tashmë pandemia ka ndryshuar jo vetëm mënyrën e jetesës, por edhe planifikimin familjar.
“Pandemia ka ndryshuar jo vetëm mënyrën e jetesës por edhe planifikimin familjar. Që nga higjiena, komunikimi, qasja në shërbime publike, e deri tek pasiguria për të ardhmen, problemet emocionale dhe psikike, pasojat ekonomike, ku stresi dhe ankthi, sindromi post-traumatik, të gjithë këta faktorë, ndikojnë në konceptimin e planifikimit familjar”, tha Kunushevci.
Sipas tij, është vështirë të pretendohet ndikimi në lindshmëri, sepse pasojat e pandemisë do të vazhdojnë, të riprodhohen.
Tutje thotë se, viti 2021, edhe nëse shënon sukses me eliminimin e koronavirusit përmes vaksinës, pasojat ekonomike dhe shoqërore do t’i përjetojë gjatë.
“Meqenëse jemi ende në procesin e pandemisë, në valët e para, një pandemi e paparashikuar, që nuk dihet se kur do të mbarojë, është vështirë të pretendohet ndikimi në natalitet sepse pasojat e pandemisë do të vazhdojnë tutje, të riprodhohen. Por, një gjë është e sigurt: rritja e pasigurisë dhe kriza ekonomike, sidomos pasiguria në marrjen e trajtimeve gjinekologjike tek gratë shtatzëna, manifestuar edhe me probleme psiko-emocionale, si pasoja të pandemisë, nëse nuk menaxhohen si duhet, mund të kenë ndikim në natalitet”, vlerëson ai.
Ndërsa, sociologu Shaip Hasani thotë se, pasojat e natalitetit tashmë kanë filluar të vërehen.
“Pasojat tashmë edhe po vërehen, patjetër se po mundet të ndikoj pandemia tek nataliteti sepse të gjitha janë të lidhura me pandeminë, dhe vetëdija e përcakton çdo gjë”, thotë Hasani.
Koronavirusi çdo ditë po merr jetë të njerëzve në Kosovë, derisa raste të shumta po marrin trajtime mjekësore nëpër spitale krahas mijëra të tjerëve që vazhdojnë të jenë raste aktive./A.Zeka/arbresh.info/
“Secila femër është e bukur në mënyrën e vet”, “për mua jo” ...
Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipëri...
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, i s...
Gjesti: S’dua të puth sherk!, Xuxi ironizon: Ma mirë me lexu...
Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e ...
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit