Në Qendrën për shëndetin mendor në Prishtinë, puna gjatë pandemisë COVID-19 ka ndryshuar.
Behara Bujaxhiu psikologe në këtë qendër, për arbresh.info tha se, pandemia ka ndikuar në mënyrën më të dëmshme tek qytetarët.
“Pandemia ka ndikuar në mënyrën më të dëmshme tek qytetarët duke atakuar drejt për drejt shëndetin mendor ka qenë një stres i fuqishëm që tek qytetarët është keq pritur përderisa ka qenë kërcënuese për jetën sepse mund të them se kjo ka qenë më e vështir se lufta. Kjo shfaq pa siguri emocionale dhe shfaq ankthin dhe kur shfaqet pasiguria tek personi luhatet vetëbesimi dhe pragu i durimit të tolerancës atëherë shfaqen problematika të ndryshme brenda familjes”, tha ajo.
Ajo thotë se, gjatë periudhës së karantinimit kemi pranuar lidhje telefonike më së shumti për rastet që kanë kërkuar ndihmë për dhunë në familje dhe për tentim vetëvrasje.
“Gjatë periudhës së karantinimit ka qenë shkalla më e fuqishme e ankthit dhe të stresit pasi që ka qenë në pyetje ekzistenca sociale dhe ekonomike këtë sferë ka qenë më shumë i atakuar kryefamiljari përderisa është dashur të sigurojë ekzistencën e familjes për të gjithë. Përkeqësohet gjendja emocionale dhe panik për të ardhmen humbin shpresat dhe shfaqet dhuna në familje. Ne si Qendër këtu kemi pasur lidhje telefonike dhe kemi pasur raste të shumta ku kanë kërkuar ndihëm edhe për dhunë brenda familjes, gjithashtu thirrje edhe për tentim vetëvrasje, gjithashtu me gjendje të rënd depresive që nuk kanë mundur me përballu”, pohoi ajo.
Sipas saj problem tjetër ka qenë edhe ana sociale, e që ndikon në aspektin psikologjik.
“Ndërsa problemi tjetër që është shfaqur goxha shumë është që kanë qenë edhe thirrje për ndihmë sociale sepse ka pasur persona që kanë mbetur pa ushqim dhe kanë kërkuar ndihmë tek ne. Dhe sa i përket aspektit psikologjikë edhe ekzistenca sociale patjetër që ka ndikuar në nivelin e stresit të ankthit pasigurisë jetësore për të ardhmen”, thotë ajo.
Asgjë nuk zgjatë përgjithmonë ishte këshilla e psikologes për të gjithë qytetarët.
Këshilla ime është që të ju them se asgjë nuk zgjatë përgjithmonë ta ruajmë shëndetin mendor sado që keqësohet dhe prapë dikur do të ndalojë, dhe të mundohemi ta inkurajojmë vetveten për me tutje se edhe kjo do të kalojë në mënyrë që pas kësaj të dalim sa më të shëndetshëm”, deklaroi ajo./A.Zeka/arbresh.info/
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...