Gjatë kohës së pandemisë 75 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe kjo shifër mund të arrijë deri në 100 mijë deri në fund të vitit.
Kështu është shprehur Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për arbresh.info.
“Deri në fund të muajit shtator ne kemi rreth 75 mijë vende të humbura të punës, nga punëtorët e sektorit privat dhe nëse vazhdohet kështu, atëherë deri në fund të vitit do të jetë me mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat. Gjithmonë edhe shteti se në sektorin privat ka mbi 350 mijë dhe kur erdhi në pyetje që të financohen kompanitë me nga 290 euro për kokë të banorit atëherë edhe me pronarë të kompanisë doli që ne kemi 206 mijë punëtorë në këtë sektor”, tha Azemi.
Ai tha se nuk janë plotësuar as për së afërmi obligimet ndaj punëtorëve dhe bizneseve.
Sipas tij është faji i Qeverisë për këtë gjendje që jemi.
“Vetë fakti që në tani për tani e kemi vetëm një pako emergjente, e cila edhe ajo nuk ka përfunduar siç duhet, ka mangësi në implementimin e saj, e mos të flasim për pako tjera për Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike. Realisht në as për afërmi nuk i kemi kry obligimet ndaj punëtorëve, por edhe ndaj bizneseve dhe jemi në këtë gjendje çfarë jemi. Absolutisht ne nuk kemi menduar se mund të vijmë në këtë gjendje pa një miratim të pakos për rimëkëmbje ekonomike, kaluan 7 herë deri sa mori bekimin e kuvendit, kjo tregon që Qeveria jonë nuk është e interesuar për këtë gjendje të punëtorëve të gjen zgjedhje më të mirë”, tha Azemi.
Ai thotë se më së shumti ka pësuar sektori i gastronomisë, e hiç më mirë nuk është as edhe sektori privat në arsim.
“Sektori më i prekur është ai i gastronomisë, por edhe sektorët të tjerë janë prekur shumë, por edhe në sektorin privat të arsimit është një gjendje jashtëzakonisht e rëndë, sepse shpesh herë tani kanë filluar që edhe fëmijët të dalin me rezultate pozitive dhe ato janë në një gjendje tepër të rëndë”, tha Azemi.
Përveç humbjeve të vendeve të punës, gjatë këtij viti ka pasur edhe jetëra të humbura në vende të punës, ku gjatë pandemisë kanë vdekur 12 persona.
Pavarësisht se është numër i ulët me vitet e kaluar, përderisa ishte kohë pandemie dhe vendet ishin të mbyllura për një kohë, Azemi e konsideron si shifër alarmante.
“Në vitin 2018 kemi pasë 28 persona, në vitin 2019 kemi pasur 22 dhe në vitin 2020 kemi pasur deri në 12 persona që kanë humbur jetën. Çdo shifër është tepër alarmante, mirëpo kur e kemi parasysh që për 3 muaj procesi i ndërtimtarisë ka qenë i ndaluar dhe të arrihet kjo shifër shumë e madhe, me çka pjesa dërmuese e punëtoreve kanë qenë edhe pa kontrata pune, çka realisht nuk ka pasur as mbështetjeje financiare as nga pronarët e kompanive e as nga shteti”, tha Azemi.
Kujtojmë se tash e sa muaj shkaktar i humbjes të vendeve të punës, kryesisht nga sektori privat, kanë qenë masat e marra për shkak të pandemisë Covid-19./E.Haxhiu/arbresh.info/
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...