Mos dorëheqja nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, nga momenti i kandidimit për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për Arben Vitinë përbën rrezik të zbehjes së votuesve, shkruan arbresh.info.
Analistët thonë se Vitia do të ketë probleme në garën për Prishtinën, si shkak i mos menaxhimit të duhur me pandeminë, por që sipas tyre mbetet favoriti kryesor për të fituar Prishtinën.
Analistja Aferdita Maliqi për arbresh.info tha se Vitia është dashur të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë në momentin e kandidimit për kryetar të Prishtinës.
“Aura e menaxhimit të pandemisë i është kthyer në bumerang pas rritjes se numrit enorm të rasteve të reja me Covid-19. Ballafaqimi me pandeminë ka treguar se Vitia nuk është menaxher i duhur për Prishtinën.
Në këtë drejtim, Vitia do ta ketë problem garën për Prishtinën, pasi pandemia ia ka nxjerr në pah dobësitë si menaxher dhe rrjedhimisht një gjë e tillë do të ketë ndikim edhe rezultatin zgjedhor”, tha Maliqi.
Maliqi e quajti të pafalshëm fokusin e Vitisë në komunë e jo në shëndetësi.
“Po ashtu, ‘braktisja’ e qytetarëve në këtë situatë pandemike dhe fokusimi në një komunë siç është Prishtina do të ketë ndikim negativ për Vitinë. Është e pafalshme ta braktisësh qytetarin në këto momente kritike për karrigen e kryetarit të komunës”, deklaroi Maliqi.
Në anën tjetër analisti Shkodran Ramadani, për arbresh.info tha se nëse arrin që të kontrollojë numrin e të infektuarave atëherë ndëshkimi me votë do të jetë më i lehtë.
“Sepse ndëshkim do të ketë, sepse kur e ka marr Ministrinë e Shëndetësisë e ka marr detyrën si njeriu më kompetent i kuadrit më të dalluar të Vetëvendosjes. Nëse ai tenton të ndryshoj fokusin të marr pjesë në zgjedhjet do të ketë një lloj pabesie dhe një lloj hipokrizie, për shkak që kur ishte rrëzuar Qeveria Kurti 1, thuhej që po largohet nga ministria personi më adekuat dhe se zgjedhjet në kohë pandemie nuk janë as teknike as të mira, prandaj besoj që nuk do të ketë numrin e votave që i kishte pasur para një viti, por gjithsesi ai është një prej favoritëve kryesor për të fituar Prishtinën”, tha Ramadani.
Tutje Ramadani e quajti jo etike fokusin e Ministrit të Shëndetësisë, në këtë valë bruale të Covid-19.
“Logjika e Vetëvendosjes dihet për formën çfarë e ka, por besoj që nuk është etike që në kohë pandemie, Ministria e Shëndetësisë të mos ketë fokusin kryesor të Qeverisë, në këtë valë jashtëzakonisht brutale të këtij virusi”, deklaroi Ramadani.
Ministri Vitia është kritikuar shpesh edhe nga paraardhësi i tij, Armend Zemaj, në lidhje me mos fokusimin tek shëndeti i qytetarëve, për shkak të angazhimeve të tija në nivel lokal./arbresh.info/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb