Masat e jashtëzakonshme për parandalimin e Covid-19, sidomos vetizolimi, kanë ndikuar që të rritet edhe numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë.
1 mijë raste janë raportuar vetëm në periudhën janar-qershor të këtij viti në vendin tonë, derisa në periudhën e njëjtët të viti të kaluar nuk ishte raportuar asnjë rast i dhunës në familje.
Ndërsa, vetëm gjatë muajit shkurt, janë raportuar 149 raste të dhunës në familje.
Këto të dhëna janë bërë të ditura për lajmi.net nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë, zyra e OSBE-së në Kosovë gjatë pandemisë u bëri thirrje viktimave të dhunës në familje të mos hezitojnë të thërrasin policinë.
Po ashtu edhe Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore gjatë muajit mars bën thirrje për parandalimin e dhunës në familje në kohë të pandemisë COVID-19.
“Në këtë kohë të pandemisë globale COVID-19, shtëpia supozohet të jetë vendi më i sigurt për të gjithë. Sidoqoftë, për njerëzit që përjetojnë dhunë në baza gjinore përfshirë dhunën në familje, distancimi shoqëror mund të nënkuptojë të jesh i bllokuar brenda me një abuzues. Dhuna në familje është tashmë epidemi vdekjeprurëse, ku një në tre gra në të gjithë botën përjetojnë dhunë fizike ose seksuale, kryesisht nga një partner intim”, thuhej në thirrjen e tyre.
Dhuna në familje është krim, siç thuhet edhe në nenin 248 të Kodit Penal të Kosovës. Dhuna në familje përfshin “dhunë fizike, psikologjike, seksuale ose ekonomike apo keqtrajtim” të një anëtari të familjes kundër një anëtari tjetër të familjes. Kjo formë e dhunës dënohet me gjobë dhe me burgim.
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të