Pandemia Covid-19, është bërë shkaktare e rritjes së numrit të personave të prekur nga sëmundja e tuberkulozit në Kosovë.
Mbi 600 qytetarë ishin të prekur nga kjo sëmundje e rëndë vetëm gjatë vitit të kaluar, raporton “Arbresh.info”.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Musa Hoxha.
Ai për “Arbresh.info” tregon se aktualisht në këtë klinikë janë duke u trajtuar mbi 60 persona.
“Sa i përket rasteve me tuberkulozë janë 615 të sëmurë nga kjo sëmundje gjate vitit 2022 që ka shënuar rritje gjatë viteve të kaluara që është rritur për shkak të COVID-19. Ndërsa 62 pacientë janë të hospitalizuar ”, thotë Hoxha.
Sipas tij, 34,4 persona në 100 mijë banorë kanë qenë me tuberkuloz aktivë, kurse sa i përket tuberkulozes jo aktive, përqindja, sipas tij, është 70-80 % e popullatës.
Hoxha, tregon se simptomat e kësaj sëmundje fillojnë me kollë dhe më pas shfaqen simptomat e tjera.
“Simptoma e sëmundjes së tuberkulozes zakonisht fillojnë me një kollë, që zgjatë më shumë se tre javë dhe që mundet me përfundu me këlbazë me gjak, dhimbje kraharori edhe tani fillon me lodhje, ethe temperaturë e sidomos djersitje”, shprehet Hoxha.
Sipas drejtorit të Klinikës së Pulmologjisë pothuajse të gjithë qytetarët mund të preken nga kjo sëmundje, nëse nuk kanë kujdes.
Megjithatë, personat më të rrezikuar sipas tij, janë fëmijët.
“Grup moshat më të rrezikuara janë fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, mandej personat që janë të sëmurë me sëmundje kronike, siç është diabeti, personat që janë të sëmurë, si sëmundja e rëndë e kancerit, edhe personat qe janë të sëmurë me sëmundjen HIV AIDS. Po ashtu personat e moshuar që janë të sëmurë me sëmundje kronike mbi 65 vjet, do të thotë se këto mosha janë më të rrezikuara nga aktivizimi i tuberkulozes”, thekson Hoxha.
Por, kjo sëmundje, sipas tij, është e shërueshme nëse zbulohet me kohë.
“Sëmundja e tuberkulozes është e shërueshme. Kjo sëmundje mund t’i përfshijë të gjitha organet e trupit, por më së shpeshti mushkëritë. Pra, me shërim të hershem dhe të duhur, tuberkulozi mund të shërohet”, shprehet Hoxha.
Ndryshe, 24 Marsi është Dita Botërore e Tuberkulozit, gjatë së cilës në vend u zhvilluan disa aktivitete. Në shënimin e kësaj dite, Ministria e Shëndetësisë theksoi se po synon ngritjen e vetëdijes qytetare për të paraqitur pasojat që shkakton kjo sëmundje./Arbresh.info/Vjollca Gajraku/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...