Më bukurin e tij, Prizreni njihet si vend turistik. Përveç gurëve e kalldrëmit, tërheqje tjetër për vizitorët janë edhe gjërat unike e të punuara më dorë.
Qilimat, çiftelitë e drurit e gjërat e tjera janë pamjet e parë posa të hysh në qendër të qytetit.
E këto duket se janë edhe një pjesë unike që tërheqin vizitorët të ndryshëm jo vetëm të Evropës.
Ndonëse thotë që ka interesim të shumtë për këto gjëra, Ymyt Braha nga Prizreni, që merret më shitjen e tyre tash e disa vite thotë se kanë mungesë të produkteve vendore.
“Që shtatë vite merrem me këtë zanat na jemi rrit me këtë punë. Ka interesim shumë, por për produkt kemi problem pasi s’kemi shumë prodhim vendor”.
Ai rrëfen se cilat vende janë më shumë të interesuara për këto gjëra unike.
“Ka shumë vizitor dhe interesim, kemi prej Turqisë prej Maqedonisë, Shqipërisë, ma shumë kanë interesim për qilimat”.
E përveç gjërave të punuara nga dora e që e identifikojnë Kosovën, duket që për vizitorët e huaj, qasja ndaj kosovarëve ndryshon posa të takohen me personat që merren me shitjen e tyre.
Braha, tregon përvojën që e kanë më shtetas Aziatik e Japonez.
Derisa thekson se pandemia ka prekur edhe sektorin e tyre.
“Kur vinë çuditen pasi kur po shohin në internet mendojnë që jemi njerëz të xhunglës ndërsa kur po vinë këtu po e shohin, ndryshe. Në këtë kohë pandemie na jemi prekur shumë. Ma herët kemi pasur vizitor edhe nga Azia, Malejzia e Japonia por tash shkaku i pandemisë ka ndryshu”.
Ndonëse janë të kënaqur më blerjen e këtyre produkteve, Braha ka një drojë.
Ai thotë se mungesa e prodhimtarisë kosovare po i shtynë që të kërkojnë produkte që identifikojnë Kosovën në vendet e rajonit.
“Çiftelitë i marrim në Kosovë janë prodhime tona dhe janë prodhim të drurit. Këto janë të gjitha punim dore dhe duhet kogja punë për me përfundu. Do të duhej që në Prizren me ja nis me punu vetë këto gjëra, pasi janë punim dore dhe gjëra interesante tradicionale tonat. Këtu ka mungesë të punimeve”.
Për të parë bukurit e Prizrenit dhe këto gjëra unike që të kthejnë disa shekuj mbrapa, nuk mjaftojnë një ditë e tërë./V.Selimi/arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...