Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, vlerëson se me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon se i pëlqen papajtueshmëria.
Sipas tij, ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd, shkruan arbresh.info.
“Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare”, ka shkruar Majko në Facebook.
Sipas ish-Kryeministrit, sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.
“Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”/arbresh.info/
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë