Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmoren 17 vjeçare të UÇK’së, Yllka Domi.
“Liria ka emër”, shkruan në postimin e tij Majko që ishte kryeministër gjatë kohës së luftës në Kosovë.
“Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe. Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjeçare, shkroi vargjet e saj të fundit:
Amanet ju le nëse nuk pritoni,
Të ma shkruani emrin në rërën e detit,
Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,
Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,
Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.
Përmendore nuk dua…!
Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,
Vendosni afër kokës sime.”
Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi). Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.
Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit”, shton Majko.
“Liria ka emrin e të rënëvë”
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...