Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2022” do të hapet sot në Prishtinë.
Në hapje të panairit marrin pjesë ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, presidenti i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, kryetari i Organizatës turistike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, drejtori i Agjencisë Kombëtare për Promovim të Turizmit në Maqedoninë e Veriut, Ljupço Janevski si dhe ambasadorët e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Ky panair theks të veçantë ka promovimin e turizmit të Kosovës si dhe të krijojë lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në rajon dhe pjesën tjetër të botës.
Në ditën e parë të panairit do të nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim mes Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, do të prezantohen të arriturat e UTK dhe publikimi i Aplikacionit të Turizmit “Think Kosova”, prezantimi i Komunës së Ulqinit për oferta turistike Ulqini 2022 dhe të tjera.
Panairi organizohet nga Unioni i Turizmit të Kosovës në partneritet institucional, ndërkombëtar si dhe bashkëpunëtorë me Unionin Turistik Shqiptar, si dhe me shtete të ndryshme si Shqipërinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi, Bullgaria, Turqia, Greqia dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...