Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu tha se njëri nga profesorët francezë ishte në qytetin e Ulpianës, qytetin e lashtë të Dardanisë.
Hajrullahu tha se profesorin francez e ka parë kur e kemi përurar edhe Institutin e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës
“Një nga të përbashkat e institucioneve franceze dhe Universitetit të Prishtinës është edhe digjitalizimi” u shpreh ai.
“Sot në këtë takim promovues na bashkon një qëllim i përbashkët, të fillojmë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Francës në institucionet e larta arsimorë.”, u shpreh ai.
Ai tha se Universiteti i Prishtinës ka një histori të pasur dhe është i pari që ka pasur një departament të frengjishtës.
Për më tepër ai permendi edhe themelimin e qendrës frankofone duke permendur rëndësinë e këtij institucione dhe duke e vlerësuar si një urë mes UP-së dhe kukturës frqnceze.
“Ne si UP jemi të interesuar për të zgjeruar më shumë këtë bashkëpunim për studentën tanë”, përfundoi ai.
Ndryshe, në Universitetin e Prishtinës ka nisur panairin i 7-të universiteteve franceze.
Në këtë organizim po marrin pjesë përfaqësues të shumë universiteteve nga e gjithë Franca për të prezantuar institucionet e tyre dhe për të diskutuar lidhur me studimet në këtë vend./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...