Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guérot po merr pjesë në panairin e 7-të të universiteteve franceze i cili po mbahet në Universitetin e Prishtinës.
Në fjalën e tij, ai filloi fjalimin me kërkim falje që nuk flet gjuhën shqipe apo siç e quajti ai “gjuhën e Kadaresë”
“Njëra nga shkollat që po prezantohet sot është shkolla në të cilën kam studiuar unë, të gjitha nga institucionet që po prezantohen sot kanë studentë nga Franca por edhe nga e gjithë bota, ato mbulojnë të gjitha fushat, rinia e Kosovës është energjike dhe vibrante, ky prezantim do të jetë dhe në Mitrovicë, Franca është një vend fantastik për të qenë student.
Gjuha është një barrierë, mirëpo nuk duhet të jetë, duke filluar nga sot ju mund të aplikoni për bursa përmes faqes në ambasadën franceze, institutet franceze kanë shumë për të ofruar, uroj që të gjeni insipirim në prezantimet e sotme”, përfundoi ai.
Ndryshe, në Universitetin e Prishtinës ka nisur panairin i 7-të universiteteve franceze.
Në këtë organizim po marrin pjesë përfaqësues të shumë universiteteve nga e gjithë Franca për të prezantuar institucionet e tyre dhe për të diskutuar lidhur me studimet në këtë vend./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...