Nënkryetari i PDK-së Rexhep Hoti në një prononcim për arbresh.info ka thënë se koalicioni PAN së shpejti do ta formon qeverinë, shkruan arbresh.info
Në pyetjen se si do të arrin PAN-in ta formon qeverinë, Hoti tha se qeveria e Kosovës do të formohet me deputetë e koalicionit dhe me deputetët e tjerë të kuvendit të Kosovës duke lënë të kuptohet se ka gjasa që edhe deputetë nga partitë tjera politike ta votojnë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn.
“Koalicionin PAN është fitues i zgjedhjeve dhe ka fituar të drejtën ligjore e Kushtetues që të paraqes mandatarin e vet për formimin e qeverisë. Tashme jeni te njoftuar se qeveria e ardhshme do të ketë në krye z. Haradinaj Kryeministër dhe se qeveria do të bëhet me deputetët e partnerëve te koalicionit dhe me deputetët e tjetër të cilët arritën të kenë nga një ulëse në kuvendin e republikës se Kosovës” tha Hoti
Ai i ka arsyetuar edhe qëndrimet e partive politike të cilat janë kundër koalicionit me PAN-in duke thënë se është krejt normale por në vullnetin e deputetëve nuk mund të ndërhynë askush.
“Po flitet shpesh se ky subjekt politike ka këtë qëndrim e ai subjekt politik ka qëndrim tjetër, është krejt normale, Ajo qe nuk është serioze ne këtë rast është konstatimi i disa njerëzve nga politika qe i fyen deputetët e kuvendit te Kosovës duke e paragjykuar vendimmarrjen e tyre” tha ai ./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...