Koalicioni PAN vazhdon që javë pas jave të premtojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë derisa vendi po rrumbullakos muajin e tretë pa institucione të reja. PAN-i kësaj radhe ka përmendur 7 shtatorin si datë kur Kadri Veseli mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit. E votën kundër Veselit edhe këtë herë kanë konfirmuar “Vetëvendosja” dhe LAA-ja.
Premtimet për krijimin e institucioneve të reja i kishin nisur me frazën “Në javën e parë të afatit ligjor Kosova do t’i ketë institucionet e saj”. Mirëpo kaluan edhe shumë javë tjera, të cilat u bënë muaj dhe Kosova ende nuk ka as kryetar Kuvendi e as kryeministër të ri.
Tani koalicioni fitues i zgjedhjeve (PAN) është zotuar përsëri se “këtë javë” do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, me ç’rast edhe do t’i formojë institucionet. Përfaqësuesit e këtij koalicioni kanë thënë se një gjë e tillë nuk mund të shtyhet më larg se fundi i kësaj jave, transmeton zeri.info.
Për dallim prej herëve të tjera, PAN-i pritet ta dëshmojë nëse ajo vërtet ka siguruar votat për ta zgjedhur kryetar Kuvendi Kadri Veselin (të nominuarin e vetëm të këtij koalicioni) apo jo.
E pavarësisht se Blloku PDK-AAK-Nisma është i vendosur se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të LDK-së ritheksojnë se nuk do ta votojnë në asnjë formë Veselin për kryekuvendar. Megjithatë, nga PAN-i kanë thënë se sot ose nesër pritet të bëhet e ditur zyrtarisht data e seancës, ku edhe pritet të votohet i nominuari për kryeparlamentar nga ky grup.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...