Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovë, NISMA për Kosovën dhe disa parti tjera më të vogla do të përçahet, por edhe si e tillë nuk mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, shkruan arbresh.info.
Kështu vlerëson analisti në një intervistë për arbresh.info, Ramush Tahiri, derisa thotë se deri tek kjo situatë do të vijë shkaku i mënyrës së votimit, dhe tash nuk dihet orientimi i qytetarëve.
“Një qytetar e ka votu koalicionin PAN, në kuadër të asaj i ka votu dy të PDK-së, një të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe dy të NISMA-s, dhe tash nuk dihet se ku është orientimi se cila parti ka fitu dhe cili kandidat s’ka fitu. Janë vota preferenciale edhe janë bërë kumulative dhe tash pakënaqësitë do të jenë, sepse secili subjekt ka llogarit që nga votat e vitit 2014 vetëm i grumbullon edhe i rritë”.
Si rrjedhojë, edhe për brenda mund të ndodhë rritje dhe zvogëlim dhe të ketë pakënaqësi.
“Sepse ta marrim një supozim Aleanca dhe Nisma i marrin 16 deputetë ose 17 sa i kanë pas, atehërë PDK-ja mbetet partia e tretë ose e fundit në kuadër të Kosovës dhe mbetet prapa LDK-së mbrapa Vetëvendosjes qind për qind, edhe do të ketë të pakënaqur, sepse do të konsiderohet që nuk është menaxhuar mirë votat ndërmjet koalicionit,” vlerëson Tahiri.
Edhe nëse nuk arrihet qeverisja mund të ketë përçarje brenda koalicionit thotë Tahiri pasi ka pakënaqësi me kandidatin për kryeministër.
“Në variantin nëse Aleanca merr pak vota d.m.th nuk merr më pak se 7-të ose diçka nuk e reprezenton interesin brenda koalicionit, dhe zërat nga PDK dalin që të kenë një kandidat më të pranueshëm që mos të dalin në opozitë, por ta kenë qeverinë.”
Për më tepër, ai deklaron se zyrtarë të PDK-së mund të thonë se me kandidatë të Aleancës me shtatë deputetë, rrezikohen që nuk i bashkohen partnerët e koalicionit ose partnerët e koalicionit kërkojnë ma shumë se sa PDK mundet t’i ofrojë.
“Do të jetë një arsyeje dhe momentin që të certifikohen rezultatet e votimeve edhe mandati i deputetëve nga KQZ, dhe ne do ta dinë brenda koalicionit se sa ka fituar p.sh Edita Tahiri sa ka fituar kandidati i Aleancës dhe i NISMA-s dhe sa të PDK-së.”
Dhe nëse PDK-ja del me më pak vota ai thotë se pakënaqësia do të rritet dhe ky koalicion do të prishte.
“Liderët më herët kanë thënë se ky koalicion nuk po prishet sepse po jep rezultate dhe në zgjedhjet lokale do të shkojmë bashkë , dhe tash po shihet se kjo nuk ka qenë e matur mirë edhe qind për qind e vlerësoj se koalicioni PAN do të prishet.”
Pavarësisht kësaj, ai pret që vendi të mos dërgohet në zgjedhje tjera sepse tashmë dihet vullneti i qytetarëve, dhe thotë se PAN-i nuk mund ta qojë vendin në zgjedhje.
“Nuk është mirë që me prishjen e koalicionit PAN vendin ta dërgojmë në zgjedhje dhe d.m.th vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje sepse vullneti është shpreh koalicioni PAN i ka 35 përqind të votave sepse nuk mundet ta dërgon vendin në zgjedhje,” përfundon Tahiri.
Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit nuk i mundësoi asnjë koalicioni apo partie politike të mund të bëjë qeverinë, duke qenë të domosdoshme koalicionet pas zgjedhore.
Deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk janë paralajmëruar hapa konkret nga subjektet politike./Arbresh.info/Blerta Agushi
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës