Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) ende nuk ia ka propozuar presidentit emrat e dy kandidatëve për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa presidenti ende nuk ka emëruar as kandidatët e propozuar nga subjektet e tjera politike, duke e lënë KQZ-në jofunksionale tash e katër muaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon të mbetet jofunksional tash e katër muaj për shkak të mosemërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Për dallim prej subjekteve të tjera politike, koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) ende nuk i ka propozuar emrat e dy përfaqësuesve në KQZ, kjo po bën që presidenti të mos i emërojë anëtarët e rinj të KQZ-së.
Opozita konsideron se Thaçi po e pret koalicionin PAN, pasi ky koalicion sipas tyre ka mosmarrëveshje se kush do t’i përfaqësojë. Mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar nga koalicioni PAN.
Duke folur për gazetën “Zëri”, ata thonë se nuk kanë mosmarrëveshje të tilla, por Gjykata Kushtetuese ua ka komplikuar punën duke ua bërë të paqartë se si duhet të veprohet në raste të koalicioneve.
Ndërkohë, nga shoqëria civile thonë se kjo zvarritje po bëhet për qëllime politike e për të blerë kohë….
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb