Google ADS

Pamje të rënda: Trupi i policit të vdekur mbi lumin Lepenc

17:15 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Në ditën e pestë të zhdukjes është gjetur trupi i njërit nga policët.

Në kërkimin e trupave të zhdukur të dy policëve kanë marrë pjesë shumë persona.

Sot kërkimit i është bashkangjitur edhe Ismail Kasumi me ekipin e tij.

Ai në Lepenc është zhytur vetëm pas një kërkese zyrtare të marrë nga institucionet përkatëse dhe ky ishte një nga kushtet e tij që të zhytej në Lepenc, në kërkim të dy policëve të zhdukur.

Përveç zhytësve të këtij ekipi kërkimet janë duke i zhvilluar edhe policia, ekipet nga Prishtina si dhe FSK-ja.

Ndërkohë dje kryeministri Haradinaj gjatë një vizite në vendin ku kishte ndodhur aksidenti i dy policëve, kishte kritikuar zhytësin Kasumi, duke i thënë që të mos iu bënte presion atyre që janë të përfshirë në aksionin e kërkim-shpëtimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme