Personat e kthyer nga Siria në Kosovë tashmë janë duke qëndruar në Qendrën për mbajtjen e të huajve në Vranidoll.
Nga atje pamjet tregojnë familjarët e katër luftëtarëve të cilët mëngjesin e sotëm kanë arritur në Kosovë.
Në Qendrën e Mbajtjes së të huajve ishte për vizitë edhe drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, i cili për së afërmi pa gjendjen e personave të kthyer nga Siria.
Ndryshe, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë deklaruar se si institucione të Republikës së Kosovës do të përkujdesën për gjendjen shëndetësore të këtyre personave si dhe riintegrimin në shoqërinë tonë.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...