Pamje nga vërshimet në rrugën Klinë-Gjakovë, uji vërshon hotelet e restaurantet

11:57 | 19 Janar 2023
A. B.

Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit përveç Pejës kanë shkaktuar probleme dhe vështirësi edhe në rrugën Klinë Gjakovë.

Lexues të portalit arbresh.info kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen restaurante dhe hotele të vërshuara nga uji, shkruan arbresh.info

Përndryshe, vërshimet janë paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik Kosovës.

Në njoftimin e institutit u bë e ditur se disa zona të Dukagjinit mund të preken më së shumti nga vërshimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme