Fshati Banjskë është hapur mëngjesin e së mërkurës, tre ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Më 24 shtator, një grup i maskuar dhe i armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës, si pasojë e të cilit ka humbur jetën reshteri, Afrim Bunjaku tashmë i shpallur “Hero i Kosovës”, shkruan Arbresh.info.
Ekipi i Arbresh.info po qëndron në Banjskë duke sjellur pamje nga zona e konfliktit.
Ndryshe, deri më tani Policia e Kosovës ka arrestuar tetë perosna prej të cilëve katër janë liruar me vendim të Prokurorit Special.
Lirohen katër personat e arrestuar gjatë aksionit policor në Banjskë
Ndërsa, është konfiksuar një arsenal armësh, veturash dhe autoblindash.
Po ashtu, policia ka neutralizuar tre sulmues nga i ashtuqujatur grup terrorist.
Nga veriu i vendit, Zëvendësdrejtori i Policisë të Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia nuk ka pasur qëllim ta vrasë asnjërin nga sulmuesit në Manastirin e Bansjkës.
Elshani, në një konferencë për medie nga veriu i vendit, ka thënë se qëllimi i Policisë ka qenë vetëm ruajtja e territorit dhe çlirimi i vendit nga kriminelët.
Tutje, ai ka thënë se hetimet nuk do të përfundojnë për një kohë të gjatë e se zona rreth Manastirit do të qëndrojë e mbyllur nën dyshimet se ka ende mjete të paeksploduara./Arbresh.info.
Elshani: Policia s’pati qëllim ta vrasë askënd, vetëm ta çlirojë vendin nga kriminelët
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...