Google ADS

Pamje nga vendi ku dyshohet se u plagos një person në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes

23:12 | 23 Prill 2025
E.G

Një person dështë plagosur mbrëmjen e sotme në lagjen Emshir në kryeqytet por që i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Arbresh.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin, policia ka thënë se i dyshuari është identifikuar.

“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, ka thënë Agron Borovci për Arbresh.info.

 

LEXO EDHE:

Plagoset një person në Prishtinë, policia identifikon të dyshuarin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm