Gazetarët e KALLXO.com e kanë parë Selimin tek del nga QKUK ku ai ka marrë tretmanin mjekësorë dhe më pas ka vazhduar në një makinë të policisë.
I kontaktuar Rexhep Selimi nuk është përgjigjur në kërkesën për të komentuar. Ai në një mesazh telefonik ka thënë se ndodhet jashtë vendit ndërsa në mesazhin tjetër nuk ka kthyer përgjigje.
“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1962.
“I plagosuri është transportuar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari Xh.N. (1962) është arrestuar nga Policia’, tha Ahmeti./Kallxo.com/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...