Sot bëhen 19 vjet nga vrasja e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku.
Enver Maloku i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta.
Pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një blloku banesash në “Breg të Diellit”, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës.
LEXO EDHE: Vajza e Enver Malokut: Mallkuar qofshi ju që e vratë!
Mediat e huaja e kishin përcjellë me interes edhe funeralin e veprimtarit të LDK-së, i cili ka mërita të mëdha në informimin e publikut në një kohë mjaft të vështirë për Kosovën, shkruan Magazina.al.
Pas vrasjes së Malokut rreth 70 gazetarë kishin marshuar në rrugët e Prishtinës.
Pamje nga funerali i Enver Malokut në vitin 1999:
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...