Pamje nga momenti kur ROSU hyn në banesën e Radojiçiqit

18:51 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Mediat serbe kanë publikuar një video të momentit kur njësiti special i Policisë së Kosovës, ROSU, ka hyrë në apartamentin e Milan Radojiçiqit në veri të Mitrovicës.

Sot mediat serbe, kanë publikuar një video e njësitit special të Policisë së Kosovës, ROSU, duke hyrë në apartamentin e Milan Radojiçiqit në veri të Mitrovicës, nënkryetarit të Listës Serbe i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Dyshohet se këtë video në mediat e ka dërguar vet Milan Radojiçiqi, transmeton lajmi.net.

Radojiçiq, pas publikimit të kësaj video, sot ka deklaruar se nuk është vrasës dhe nuk ka të bëj asgjë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Tutje në deklarimin e tij të parë publik pas kërkimit nga Policia e Kosovës, ai ka thënë se nuk do të dorëzohet pasi nuk dëshiron të përdoret si kukull nga ata që udhëheqin luftën kundër Serbisë.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës duan ta heqin qafe për shkak se është një nga udhëheqësit politik serb që kundërshton ‘pushtimin e Mitrovicës veriore’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme