Pamje nga momenti kur nisi orteku në Brezovicë
Një ortek bore ka rënë të enjten në pistën e skijimit në Brezovicë.
Katër persona kanë qenë duke skijuar në momentin e rënies së ortekut, dhe janë shpëtuar nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Ekipet që gjendeshin atje kanë filluar menjëherë kërkimin për të parë nëse ka edhe persona tjerë, por nuk kanë hasur në të tjerë që mund të jenë në atë zonë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për arbresh.info ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar nga orteku.
Ndërkaq në rrjete sociale janë publikuar pamje nga momenti i fillimit të ortekut në pistën e skijimit në Brezovicë.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?