Pamje nga kufiri Serbi- Kroaci ku pala serbe ka bllokuar autobus dhe kombi me targa të Kosovës

09:05 | 17 Prill 2024
A Z

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli tha se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë.

Haxholli tha se “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Serbia s’po i lë të kalojnë autobusët me targa të Kosovës.

Express ka siguruar video nga kufiri mes Serbisë dhe Kroacisë, ku po mbahen të bllokuat autobusët e kombit me targa të Kosovës.

Të ngjashme