Pamje nga Klinika e Gjinekologjisë pas shpërthimit të zjarrit

15:11 | 4 Mars 2018
Arbresh.info

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike sot ka shpërthyer një zjarrë, pasi nga një intra tavolinë kishte filluar të dalë tymë.

Kjo është bërë e ditur nga QKUK-ja nëpërmjet një komunikate.

“Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve ka shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një (1) intra tavoline”, thuhet në komunikatë.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga gjendja në këtë klinikë pas zjarrit. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme