Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur të hënën ku kanë mbetur të lënduar 6 person.
Mëngjesin e së hënës, një i tillë ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, në të cilin janë përfshirë dy vetura.
Në aksident dyshohet se është përfshirë edhe një veturë e KFOR’it.
“Rreth orës 10:00 kemi marrë informacion për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, përderisa tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë zyra për Informim, e Policisë së Kosovës.
Ndonëse, Policia e Kosovës ka raportuar për 4 të lënduar, në Qendrën Klinike Universitare tretman mjekësor kanë kërkuar 6 persona, prej të cilëve dy fëmijë.
Pas ndihmës që u është dhënë të aksidentuarve, ata janë liruar në shtëpi.
Kurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ...
Ku fillon e ku mbaron kanali i Ibër–Lepencit?
Damiree Burns MVP i javës së 10-të në elitën e basketbollit ...
Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
Suedia akuzon tre persona për planifikim të sulmeve terroris...
Kurti dhe Vuçiq nesër takohen me Kallasin