Në kohën kur forcat e NATO-s kishin arritur në Kosovë dhe ishin përballur me ato jugosllave, kishte pasur jo pak situata tensionuese.
Në vitin 1999 në Prizren, kur forcat gjermane të KFOR-it ishin pritur me duartrokitje nga qytetarët por brenda qytetit ishin takuar me forcat serbe të cilat ende nuk ishin tërhequr nga Prizreni.
Gjeneral gjerman Helmut Harff, kishte pasur një konfrontim fjalësh me një komandant një komandant të ushtrisë serbe me 13 qershor.
Në një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet teksa gjenerali gjerman i jep ultimatum oficerit serb që bashkë me ushtrinë të largohet nga Prizreni.
Ai kishte pyetur komandantin serb, për kohën që iu duhej atyre për ta lëshuar përfundimisht Kosovën, i cili ishte përgjigjur, gjashtë orë.
Pas kësaj, Harff i thotë oficerit serb me fjalët se keni kohë 30 minuta të largoheni, ndërsa oficeri nis të kërkoj shpjegime, por komandanti gjermani ia numëron minutat e ultimatumit, duke i thënë ” kanë mbetur edhe 28 minuta”.
Biseda e transkriptuar:
“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb.
“Gjashtë orë”, thotë komandanti serb.
“Kjo nuk është e mundur. Keni 30 minuta” , -tha gjenerali gjerman.
“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” , – replikon përsëri serbi.
“Ky është një urdhër” , -tha gjenerali. “Koha po ecën. Ju kanë mbetur edhe 28 minuta. Fundi i diskutimit”.
Pas kësaj ushtria serbe i bindet urdhrit të KFOR-it dhe nis të tërhiqet nga qyteti./Telegrafi/
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq