Nga Prishtina e zhurmshme, këto ditë është kthyer në Prishtinën e qetë, ku qetësia na shoqëron gjatë orëve të mbrëmjes.
Që nga përhapja e pandemisë globale Covid-19, ka filluar të vërehet dukshëm kjo qetësi, ku pavarësisht zhurmës së qytetit që ishte e para 9 muajve, shkruan arbresh.info.
Në orët e mbrëmjes rrugët e kryeqytetit janë të boshatisura derisa vetëm një javë më parë gjithçka ishte ndryshe, e nuk kishte kufizim të lëvizjes.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që qyteti po përjeton orë policore.
Kjo pandemi e ka ngujuar planetin Tokë, duke i dhënë një zbehtësi të dukshme.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, Prishtinën e ka futur në “zonën e kuqe” për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus.
Prishtina është komuna me më së shumti raste me koronavirus dhe kjo ka bërë që të jetë edhe në “zonën e kuqe”, apo zonën me rrezikshmëri të lartë në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Bëjmë të ditur se sipas këtij vendimi, komunat që janë me rrezikshmëri të lartë nga ora 19:00 e deri në orën 05:00, ndalohet çdo aktivitet i bizneseve si dhe lëvizja e qytetarëve.
Këto janë pamjet e fotoreporterit Ruzhdi Pacolli të realizuara gjatë natës së sotme në qytetin e Prishtinës, e këto pamje çdo qytetar do të dëshironte që të ndryshonin sa më parë./Arbresh.info
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialo...
Më pak shpendë në ujërat e Parkut Kombëtar të Prespës
Vendimi i Ukrainës për të ndërprerë gazin rus, Orban: Europa...
Ballkani Perëndimor, Kosova vendi me më së paku zjarre në py...
Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren
Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon për shtyrjen me 90 di...