Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita, për të rrëzuar të keqen që ka marrë peng vendin.
Në një dalje në selinë blu, Paloka tha se çdo qytetar që ka një hall, çdo qytetar që ndihet i shkelur dhe i dhunuar, të ngrihet në protestë sot, për të mos mbajtur përgjithmonë arrogancën dhe hajdutërinë e kij pushteti.
Deklarata e Palokës:
Ne ftojmë të gjithë qytetarët, ata që kanë një hall, ata që po ju prishen shtëpitë, ata që shohin të varfërohet. Pra kushdo që ka një hall, çdo qytetar duhet të ngrihet dhe të protestojë ndaj Edi Ramës, sepse në të kundërt ky do të vazhdojë të tallet.
Nëse nuk ngrihemi ai do të vazhdojë të tallet dhe ne do të bëhemi keq e më keq. Ambasadori i BE deklaroi dy javë më parë se në Shqipëri lufta kundër krimit ka mbaruar. Por më mirë se shqiptarët nuk e di askush hallin tonë. Me Edi Ramën kryeministër nuk do të hapen negociatat, prandaj ne ftojmë qytetarët që të bashkohen me ne dhe të rrëzojmë të keqen
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...