Palmer: Zgjidhja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prioritet i SHBA-ve

15:24 | 1 Nëntor 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në një fjalim të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare, Palmer ka folur për zhvillimin e Kosovës me theks të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton arbresh.info.

Ai e ka cilësuar dialogun si qelës kyç që hap rrugët e Kosovës drejt BE, NATO’s e OKB-së.

“Sot është gjallëruese kur e shoh çfarë ka arritur ky vend. Shoh një popullatë që më shumë mund punon për vendin e vet. Qëllimi ynë për këtë rajon mbetet integrimi i Ballkanit Perëndimor.  Kosova nuk mund të mbetet jashtë ndonjë zgjidhje për rajonin”, u shpreh Palmer.

Tutje ai tha se zgjidhja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet i Shteteve të Bashkuara.

“Zgjidhja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetët prioritet i  SHBA’së. Nga zgjedhjet e fundit Kosova ka dëshmuar fuqinë demokratike.  Sytë e botës do të shohin se çfarë do të bëjë qeveria e re e Kosovës. I duhet një koalicion bashkëpunues. Qeveria e re duhet ti gjallëroj negociatat e dialogut.  Ne nuk shohim kurrfarë mundësie në integrimi që nuk përfshin dialogun me Serbinë. Ju e meritoni botën e meritoni BE-në NATO’n e OKB-në. E meritoni që të mos qëndroni prapa SHBA’së por partner. Mënyra e vetme për t’i arritur këto është dialogu me Serbinë”, deklaroi Palmer gjatë bashkëbisedimit me studentët kosovarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme