Palmer: ShBA nuk është palë në dialog, por jemi partner

11:11 | 1 Qershor 2021
arbresh.info

ShBA fuqishëm mbështetë dialogun dhe qëllimi është normalizimi i plotë.

Këtë e ka bërë të ditur Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

“ShBA nuk është palë, por jemi partner, jemi të përfshirë në mënyrë aktive duke punuar edhe me Beogradin edhe Prishtinën. Dhe së bashku me Lajçak dhe ekipin e tij për arritur normalizimin e plotë”, është shprehur Palmer.

Sipas tij, kjo është përpjekje e rëndësishme për të avancuar integrimin evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme