Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se ata bashkë me Bashkimin Evropian janë duke punuar për së afërmi rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Ne punojmë krah për krah. Tanimë ka një dinamikë më të madhe. Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një ripërtëritje për rajonin dhe një hap i madh para”, tha Palmer.
Ai ka gjatë një takimi online ka thënë se është i tepruar deklarimi se këto dy fuqi janë duke bërë garë në këtë proces.
“Ende ka shumë punë për t’u bërë, duke nisur nga ajo se ku janë ata tash dhe ku duan të jenë”.
Palmer është shprehur se elita politike në Kosovë duhet të bashkohet rreth procesit të dialogut.
Ai ka thënë se SHBA i jep përkrahje të plotë të Dërguarit të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...