Mathew Palmer, zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, vlerëson se do të ishte me vlerë nisja e një debati kombëtar në Kosovë për dialogun Kosovë – Serbi, ku do të flitej për qëllimet dhe prioritetet e tij.
Palmer, në një intervistë në Deskun e KTV, tha se transparenca në këtë proces është shumë e rëndësishme dhe se sipas tij, “në dialogun e deritashëm janë arritur shumë gjëra të mira”.
“Është e rëndësishme që publiku i Kosovës të kuptojë se cilat janë çështjet, ujditë, si mund të duken kompromiset dhe cila është rruga përpara. Nuk mendoj se duhet të niset nga zeroja, sepse është bërë punë e mirë gjatë viteve, marrëveshje janë arritur dhe janë implementuar, ka ndihmuar në forcimin e bisedimeve dhe ka ofruar bazë për bisedime të reja, por mendoj se ka hapësirë për transparencë më të madhe dhe hapje në bisedimet mes partive politike dhe më me rëndësi me publikun kosovar”, ka thënë Palmer.
Ai ka folur edhe për kompromisin, që sipas tij, shpesh është keqkuptuar në Kosovë si term.
Zyrtari i lartë amerikan thotë se në një tryezë bisedimesh, pa kompromis nuk ka zgjidhje.
“Kur e përmendët kompromisin, është një fjalë që thumbon publikun këtu, sepse ekziston frika se do të ketë diçka që Kosova duhet të japë, ky është koncepti që kjo fjalë kuptohet shpesh këtu, por çfarë do të thotë në termet e këtij dialogu dhe procesit të Brukselit, çfarë do të thotë kompromisi për ju? Kompromisi si gjithmonë në negociata do të thotë se Serbia ka ambicie, pozicione dhe dëshira, ashtu siç ka Kosova, kanë qëllime në këtë proces dhe duhet të kuptojnë nevojat e palës tjetër dhe të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë. Nëse do të ketë një marrëveshje, duhet të jetë që pranohet nga qeveritë në Beograd dhe Prishtinë dhe barabartë, por edhe më me rëndësi, të pranohet nga publiku në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë ai.
Palmer thotë se kjo është punë e Lajçakut dhe se SHBA-ja do të mbështet fuqishëm gjithë procesin.
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...