“Integrimi euro-atlantik i rajonit të Ballkanit paraqet një qëllim strategjik të Uashingtonit”.
Deklarata vjen nga i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Matheë Palmer, i cili ka folur nga forumi strategjik i Bled-it në Slloveni ku diskutohet mbi të ardhmen europiane të ballkanit.
Palmer është shprehur se SHBA-të kanë tre objektiva në Ballkan, hapjen sa më parë të negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, “në kushtet ideale në tetor”;
Mundësimin e dialogut Kosovë- Serbi dhe së fundmi Bosnja dhe Hercegovina të bëhet një shtet funksional
Palmer u shpreh se SHBA-të synojnë të “konkurrojnë në nivelin e një ndikimi pozitiv në rajon dhe ta përdorin atë ndikim për të lehtësuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon